Burrat e Kosovës, Veterani, Ligjërata Seksuale e Zonjat e Ndërtimit ishin disa nga skeqet e fundit të humoristëve tashmë të dashur për publikun shqiptarë Stupcat.
Korrupsioni në Kosovë përkatësisht në shëndetësi, marrja e ryshfetit, tema sociale e politike janë batutat më të reja nga Stupcat antikorrupsion.
Ky është një projekt i ri bashkëpunimi ndërmjet Stupcave dhe UNDP.
Nuk është hera e parë që këto dy palë bashkëpunojnë në mes veti. Pjesëmarrja në luftën kundër korrupsionit e investimi në domin e pleqëve janë disa nga aktivitetet e tyre ku ka investuar UNDP.
Stupcat janë të përzgjedhurit e UNDP në këtë fushë e do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Se shpejti UNDP do të organizojë një event ku edhe do ti publikojë tre skeqet më të reja të Stupcave./Prive.al