Studimi: Koha se kur humbni virgjërinë mund të jetë gjenetike

By

Sipas një ekipi shkencëtarësh të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, mosha se kur humbni virgjërinë mund të jetë e shkruar në kodin tuaj gjenetik.

Studimi zbuloi 371 variante gjenetike që kontribuojnë kur njerëzit bëjnë seks për herë të parë ose kur kanë fëmijë. Pra, pa marrë parasysh sa përpiqesh, nuk varet vetëm nga ju se kur humbni virgjërinë.

“Ne parashikojmë që rezultatet tona të adresojnë ndërhyrje të rëndësishme në infertilitet, shëndet seksual dhe mendor të adoleshentëve”, tha udhëheqësja e studimit dhe profesoresha Melinda Mills, sipas Daily Mail.

Ata zbuluan më shumë se 300 segmente të ADN-së tonë që mund të lidheshin kur njerëzit për herë të parë kryenin marrëdhënie seksuale dhe lindnin.

Në SH.B.A., mosha mesatare e marrëdhënieve të para seksuale ishte 16.8 për burrat dhe 17.2 për gratë. Ndërsa kjo mund të konsiderohet moshë e re, studimi tregoi se pritja për të pasur fëmijë – pavarësisht se janë seksualisht aktive – mund të çojë në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. /prive.al

Artikuj të ngjashëm