Stresi – Xhulit: Dëshiron të më përdorësh për tu shfaqur në Prime, por s’ta jap shansin

By

Edhe një herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është diskutuar çështja e takimit në mes të Xhulit dhe të Stresit në Londër të Britanisë së Madhe.

“Po e shpjegoj për herë të fundit. Kjo ka thënë se jemi parë në Londër. A ke qenë duke luajtur poker? A ke fol me mua?”, i ka thënë Stresi, Xhulit.

Ndërsa, ajo ia ka kthyer duke i thënë –  “Të kam parë në Londër, kam hyrë brenda më kanë treguar dhe kam dalë jashtë”.

Por, Stresi e ka mohuar këtë duke thënë se Xhuli po tenton ta “përdorë atë” me qëllim të daljes në Prime.

“Dëshiron të dalësh me zor në Prime, por s’ta jap shansin”, ka thënë Stresi.

 

Artikuj të ngjashëm