Në një bisedë me banorët e shtëpisë, Stresi foli për ish bashkëshorten e tij Keisin.
Ai e pranon se po të futej ajo në shtëpi do të ishte e vetmja banore që do të bënte atë të linte shtëpinë e madhe të Big Brother VIP Kosova.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkt. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Keisi duke publikuar këtë sekuencë në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan, “Njifeni edhe ju pak”.
Shihni më poshtë videon e deklaratës së tij brenda shtëpisë së BBVK./Prive.al