Stresi ndihet i bekuar me fansat e tij dhe kjo për faktin se tekstet e tij të këngëve janë shumë të dashura për ta.
Aq të dashura sa shumë nga ata edhe i kanë përjetësuar në trupin e tyre si tatuazhe.
Së fundmi, dy adhurues të tij kanë bërë tatuazh një fragment nga kënga “Të du mom” me të cilën reperi mori pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2018.
Bëhet fjalë për këtë pjesë të tekstit:
“E jo mom / Ti je dashuria me e madhe qe kam / Sa her i merzit jam, ty tkam pran / E ket jet ti ma ke dhon / Te du mom.”
Më poshtë mund të shihni se si janë realizuar dy tatuazhe. /Prive.al