Stresi po rikthehet fuqishëm: Këto janë detajet! (VIDEO)

By

Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë prej projektit të fundit nga reperi Stresi.

Ngjarjet në jetën private, disa probleme, zhvendosja për pak kohë nga trojet shqiptare duket se e shtynë punën në rrafshin profesional por vetëm përkohësisht.

Rradha është për rikthimin e Stresit që tashmë zyrtarisht do bëhet të Premtën.

Këtë reperi i njohur nga Shqipëria e ka paralajmëruar në rrjetin social Instagram përmes një traileri të shkurtër nga videoklipi duke mos preferuar të japë detaje të tjera, të cilat Prive.al ka arritur t’i mësojë.

Krijimi muzikor që trajton anën personale të Arkimedit do mbaj titullin ‘E boj temën’ dhe ka videoklip të realizuar nga Max Production.

Nga pak sekonda të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, arrihet të kuptohet pa dilemë se aspekti vizual do jetë i veçantë dhe i nxehtë.

Ky rikthim ka gëzuar fansat e shumtë në numër që janë shprehur në Instagram se mezi po presin këngën e re. Interesemi i madh duket të mos mungoj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm