Ai tha se e ka provuar të jetë në lidhje me disa nga vajzat e estradës, por, sipas tij, nuk i pëlqen që të dashurën ta ketë në qendër të vëmendjes.
“Unë nuk kam gjë me femrat e showbizit, e kam provuar me qenë në lidhje me femrat e showbizit, nuk më pëlqen, jo se i gjykoj, ato e kanë jetën e vet, unë timen, unë vetë jam i showbizit, por s’kam qejf ta kem një femër që është në qendër të vëmendjes. Më parë e gjej në femër, për shembull, si ish-bashkëshorten time, që i ka tri punë”, tha Stresi sa ishte duke folur me Andin.
Ai tha se edhe në Big Brother mund të njihesh me dikë, por sipas tij, kur të dalësh, secili do të shkojë mbas planeve të veta të famës.
“Këtu jemi në Big Brother, këtu mundesh me u njoftë me një femër, por mos prit, për shembull, që kur të dalësh prej këtu me kalu çka ke kalu këtu. Tani fillojnë e shtrëngohen sendet, kur del secili ka me i pasë do plane të veta, individualisht të famës”, ka shtuar reperi.
View this post on Instagram