Andi thotë se këto sjellje të Xhulit janë të turpshme

By

Banori i Big Brother VIP Kosova, Andi i ka dalë edhe një herë tjetër në krah Stresit, teksa ky i fundit ka ngrënë pite të Xhulit, dhe ajo i ka thënë “të bëftë mirë pitja”.

Andi e ka quajtur “të turpshëm” gjestin e Xhulit, ndërsa duke folur për të ka thënë se “po tenton të qëndrojë në qendër të vëmendjes me gjëra të njëjta”.

“Tash është ka mundohet me iu kthye debateve të kaluara. Prandaj po e injoroj ,po mundohet me dhezë me fore të njëjta. Është turp i zotit me ia përmend dikujt bukën”, ka thënë Andi pos tjerash.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bruno, i cili e ka kritikuar Xhulin për “keq reagim”.

“Unë i thash edhe Stresit, ‘eja ha me ne’ se në fund të fundit edhe një muaj ka ngelur, fiton për vetën tënde pikë. Por, edhe un me ty edhe po të kisha ndonjë mosmarrëveshje, unë prap do të ulem me një tavolinë me ty, do ta anashkaloja në sensin e mirë të fjalës”, ka thënë Bruno

“Unë shkova i thash reagove keq me Stresin, në momentin që ti e di që me atë ke mosmarrëveshje ai po hante dhe na tha të gjithëve ‘ju bëftë mirë’ dhe ti i the me kunjë ‘të bëftë mirë pitja’”, ka thënë Bruno duke folur për Xhulin.

Artikuj të ngjashëm