Reperi i njohur, Stresi, po vazhdon sagën e aktivitetit të madh në rrjete sociale duke zbuluar pothuajse çdo ditë diçka të re.
Njejt veperoi edhe së fundmi teksa artisti zgjodhi të na kthejë më tepër se dy dekada prapa në kohë.
Ai publikoi një fotografi ku shihej duke përqafuar e puthur gjyshin teksa krahas tij duket se ishte edhe vëllau, Reneo.
Sidoqoftë duket se Stresi vëmendjen e madhe ka arritur ta ketë qysh në fëmijëri teksa me aktivitetet e shumta dhe falë punës që bën një gjë të tillë ai e gëzon edhe sot e kësaj dite veçse tani në një masë shumë më të gjerë. /Prive.al/