Reperi i cili tashmë po e shijon lirinë pas disa muajsh prapa grilave pasi u kap me drogë dhe armë, me sa duket i ka dhënë fund lidhjes së tij me Kejsin.
Çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe Kejsi ka hequr mbiemrin Lushja nga biografia e këtij rrjeti social.
Nëse nuk e dini, ka qenë Kejsi ajo e cila e ka kujtuar çdo ditë Stresin sa ishte në burg dhe publikisht tregonte se sa shumë i mungonte.
Por, mbase mes tyre mund të ketë një krizë çiftesh ose edhe janë ndarë.
Aludimet se ata janë ndarë, u rrënjosën edhe më shumë pas një video që Stresi ka postuar në Instastory ditën e djeshme. Aty shihet reperi duke shijuar çaste relaksimi në një ambient mjaft të këndshëm. Pos kësaj aty vërehet se ai është nën shoqërinë e dy vajzave, ku njëra duket të jetë komplet lakuriq. /Prive.al