Një darkë romantike e me plot finesë dhe e zbukuruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, u bë gati nga “Finesë Events”, enkas për dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – Stresin dhe Gresën.
Dyshja mbrëmjen e sotme e shijuan darkën në dhomën e sekreteve, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, e ku do ta kenë mundësinë t’i shprehin njëri-tjetrit çdo gjë.
Gjatë darkës Gresa u shfaq shumë e emocionuar kur pa ambientin romantik. Stresi u kujdes që bisedën e këndshme mes dyve ta kompletonte edhe me një këngë dedikuar Gresës.
Shihni më poshtë një pjesë të shkëputur nga darka romantike e dyshes. /Prive.al