Stresi, i ftuari special sonte në BBVK 2

By

Sonte të gjithë duhet të qëndroni para ekraneve tuaja në shtëpi, pasi ju pret një natë e paharrueshme me shumë befasi nga Big Brother VIP Kosova 2 – dhe i gjithë spektakli do të transmetohet ‘live’ edhe në YouTube.

Spektaklin e sotëm ‘Prime’, që i paraprinë gjysmëfinales do të mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube – pos tjerash.

Largimi i Yllit ka vënë Santianën në shënjestër edhe më të ashpër të banorëve.

Çka po ndodh me aleancat e reja dhe ato të dikurshme në shtëpinë më të famshme në vend?

Për kë merr fund rrugëtimi dhjetë ditë përpara finales së madhe?

Po ashtu do të ketë edhe një pjesëmarrje special të fituesit të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, reperit Stresi.

Artikuj të ngjashëm