“Stres pa Stres”, emisioni më i ri i Stresit me pyetje nga “publiku”, tregon pse s’flet me Gresën

By

Një ndër banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi ka improvizuar një emision brenda kësaj shtëpie, sikur po bisedon me publikun.

Ai improvizoi një telefon dhe bënte dikur publiku po i bënte pyetje, derisa në të vërtetë ato pyetje ia bënte vetës.

“Dërgoni mesazhet tutja. Erdhi mesazhi i parë. Stres pse në çdo Prime t’i ballafaqohesh me femra”, ka qenë një ndër improvizimet e Stresit.

“Stres pa Stres” është emri që reperi i njohur ka zgjedhur për emisionin e tij, përcjell Klankosova.tv.

“Dërgoni mesazhe në emisionin ‘Stres pa Stres’ pas orës 12 të natës”, është shprehur tutje ai.

Gjatë këtij emisioni, Stresi foli edhe për Gresën dhe për atë se pse nuk flasin më me njëri-tjetrin.

“Gresa është një vajzë e mirë, intelegjente. Thjeshtë nuk flasim këto ditë, për arsye tona”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm