Stilisti i famshëm Quiteria, i cili veshi Beyoncé, ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Quiteria Leboganag Kekana ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Johanesburg të dielën, konfirmoi familja e tij.
Ikona e modës u diagnostikua me mielomë të shumëfishtë në vitin 2021. Thuhet se 38-vjeçari ishte në spital dhe kishte filluar fazën e dytë të kimioterapisë kur vdiq.
“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë familja Kekana konfirmon vdekjen e parakohshme të stilistit ndërkombëtar të modës, djalit, babait dhe vëllait Lebogang Quiteria Kekana pas një beteje të shkurtër me kancerin”, thuhet në një deklaratë.
“Familja Kekana është thellësisht mirënjohëse për të gjitha mesazhet e panumërta të dashurisë dhe mbështetjes të marra deri më tani”.