Projekti i saj fundit ‘Squat baby’ e solli këngëtaren Genta Ismajli në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Muma.
Kënga u prit mjaft mirë nga publiku si dhe pati komente mjaft pozitive teksa suksesi i këngës u vërejt qysh në ditët e para pasi pati një jehonë mjaft të madhe nëpër media shqiptare.
Mirëpo këngëtarja nuk po ndalet me kaq pasi tashmë projekti i saj falë bashkëpunimit me OnAir Musc tashmë gjendet edhe në platformat tjera për shpërndarjen e këngëve siç janë iTunes, Spotify, Deezer ku e kapshme është edhe audienca e huaj.
Krahas zgjerimit në këto platforma, kënga po vazhdon të dëgjohet mjaft shumë edhe në Youtube e cila po vazhdon të mbetet platforma kryesore për krijimet muzikore shqiptare. /Prive.al/