Krisje duket të ketë edhe mes një prej çifteve të njohura të rrjeteve sociale, Valdet e Valdrina.
Llogaria e tyre e përbashkët është tashmë me emër të ri.
Profili figuron vetëm me emrin e Valdrinës e cila ka reaguar publikisht.
Ajo iu ka sqaruar ndjekësve se ky nuk është një rreng apo shaka.
“Nuk du me iu thënë as po, janë të vërteta apo jo. Nuk jam mësuar me iu gënjy. Situata ka eskalu pak, pak si shumë. Në fakt jam shumë mirë por po më vjen keq mos me iu lajmëru juve. I kam hjekë fotografitë me një person që s’po mund ta shoh me sy. Unë jam ndjerë më e lirshme t’i heq të gjitha gjërat nga rrjetet. Unë emrin tim nuk e heq për famë, famën e kam pa skandale”. – dëgjohet duke thënë ajo.
Në mëngjes, Valdrina ka publikuar foto me lot në sy.
“Këta lot vetëm prej mesazheve tuaja e lajmeve po më dalin se për tjetër kënd jo. Kurrë se kisha pritur që e kam një kësi funksioni të shkruajnë plot media për mua brenda pak minutave” – shton ajo.
Ajo mes tjerash është shfaqur duke kënduar me këngën e Adelina Ismailit, “Mos ma ndal”.
Paraqitja e fundit e përbashkët e Valdetit dhe Valdrinës ishte në emisionin “A po m’njeh zemër” në Klan Kosova gjatë muajit gusht. /Prive.al