Spektakli Prime i ‘BBVK’ thyen çdo rekord shikueshmërie, por çfarë ndodhi mbrëmë?

By

Këtë të premte ishte spektakli Prime i radhës në Big Brother VIP Kosova dhe si përherë surprizat ishin të shumta në numër, derisa i njëjti u përcoll nga një audiencë e gjerë duke thyer kështu çdo rekord shikueshmërie.

Çfarë nuk kishte në spektaklin e mbrëmshëm Prime? Fillimisht, nga studioja u realizua një lidhje direkte me Blastën – ky i fundit gjendej në spital duke marrë trajtim mjekësor pasi Artani “ia kishte djegur organin gjenital” aksidentalisht duke hekurosur një fanellë.

Përplasje e ashpër ndodhi edhe mes Vedatit dhe Xhulit, teksa dyshja shkëmbyen kunjat më të rënda për njëri-tjetrin.

Xhuli e ka akuzuar Vedatin për mënyrën se si “krenohet nga ikja prej Kosovës në kohë lufte”, derisa ky i fundit e ka quajtur atë “grua me tru peshku”.

Përplasje kishte edhe mes Mbresës e Stresit, këtij të fundit me Artanin si dhe Artës e Xhulit.

E eliminuar nga të pesë konkurrentët e nominuar të javës ishte Arta Selimi, derisa dalja e saj u përcoll me lot nga Artani.

Një surprizë emocionuese nga “Vëllai i Madh” u realizua për Andin, derisa atij iu mundësua takimi me babain e tij – ky i fundit e takoi edhe “nusen në ardhje”, Gresën, dhe jo vetëm.

Pasi Andi vrapoi ta hapte telefonin që po cingëronte në oborrin e shtëpisë, ai u vu përballë dy zgjedhjeve të vështira – ta dërgoj veten në televotim dhe t’i lë akoma në funksion kutitë e fatit, ose ta dërgojë një prej banorëve në televotim automatik dhe t’i djegë biletat kthyese.

Andi ka refuzuar ta dërgojë veten në televotim, derisa e ka quar Vedatin dhe ka djegur kutitë e fatit.

Por, publiku vendosi që Vedati të vazhdojë aventurën e tij drejt çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.

E për fund me një performancë unike me këngë të përzgjedhura, banorët i ka argëtuar këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm