Sot vuan nga kanceri, por para 6 vitesh Kate Middleton dhuroi flokët e saj për bamirësi

By

Kate Middleton u dha fund aludimeve mbi shëndetin e saj kur zbuloi se po vuante nga kanceri pas operacionit të saj abdominal në janar dhe tregoi hapur se do t’i nënshtrohet procesit të kimioterapisë.

E veç 6 vjet më parë, ajo i kishte prerë shtatë centimetra nga flokët e saj për t’i dhuruar për bamirësi.

Flokët e saj u dërguan në mënyrë anonime në “Little Princess Trust”, i cili ofron paruke flokësh falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 24 vjeç që kanë humbur flokët gjatë trajtimit të kancerit.

Gjesti i Middleton po komentohet me të madhe e pozitivisht tani pas bërjes publike të statusit të saj shëndetësor.

Artikuj të ngjashëm