Vëllain ia arrestuan për drogë, Alketa Vejsiu rrëfen si i bleu shtëpinë!

By

Alketa Vejsiu është padyshim një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare e që këtë sukses e ka përcjellë në të gjitha emisionet apo spektaklet që ka drejtuar që nga “Dance With me”, “X Factor”, “Piter Pan” e plot të tjera, përfshirë këtu që ka edhe një karrierë të shkurtër muzikore.

Ndonëse me një agjendë të ngjeshur, Vejsiu në intervistën e saj të fundit është shprehur se ajo ia arrin ta menaxhojë kohën edhe për familjen e saj.

Në një intervistë për “Revista Who”, moderatorja shprehet se familja është gjithçka për të dhe që 19 vjeç me fitimet e para ka arritur të blejë një shtëpi për mamanë dhe vëllain, i cili para pak ditësh u arrestua për posedim të substancave narkotike.

“Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet. Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave të dielën. Mezi pres Krishtlindjet. Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës, muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetër vit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua”, është shprehur Alketa.

 

 

Artikuj të ngjashëm