Sot është një ditë e veçantë në familjen e këngëtares Shyhrete Behluli.
Kjo për shkak se vajza e këngëtares Gresa, feston sot ditëlindjen e saj.
Këngëtarja hyri në Instagram për të postuar një fotografi dhe për ta uruar atë publikisht.
“Gëzuar ditëlindjen o shpirt, uroj të kesh jetë të lumtur e të gjitha të mirat,” kanë qenë fjalët e veçanta të Shyhretes në mbishkrimin e fotografisë.
Shumë urime! /Prive.al