Sot, bota shënon njëvjetorin e pandemisë

By

Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e karakterizoi koronavirusin si pandemi – gati tre muaj pasi rastet e para të të infektuarve u identifikuan në Kinë.

Pandemia shkatërroi ekonomi dhe u ndryshoi jetën miliarda njerëzve.

“Në ditët dhe javët në vijim presim të shohim shifra të rasteve, shifra të vdekjeve dhe shifra të vendeve të prekura që rriten edhe më shumë”, tha në atë kohë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus”, tha ai.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, pandemia vrau mbi 2.6 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa infektoi mbi 118 milionë.

Artikuj të ngjashëm