Sophia Loren i rikthehet aktrimit në një bashkëpunim me të birin

By

Sophia Loren, po i kthehet kinemasë pas një mungese 11-vjeçare.

Loren, 86 vjeç, do të jetë në dramën e ardhshme të Netflix, “The Life Ahead”, me regji të djalit të saj, Edoardo Ponti.

Në film, Loren luan rolin e Madame Rosa, një e mbijetuar hebre e Holokaustit, që ndihmon në rritjen e fëmijëve të punëtorëve të vdekur të seksit, me të cilët ajo dikur ecte rrugëve.

Ajo më pas, krijon një miqësi të qëndrueshme me Momo-n, një jetim 12-vjeçar senegalez, që përpiqet të vjedhë shandanët e saj.

Filmi, do të jetë një përshtatje e dytë e romanit nga Romain Gary, pas filmit të parë të vitit 1977, që mbante titullin e personazhit protagonist, “Simone Signoret”.

Pas një premiere në Romë, në muajin tetor, filmi do të jetë i disponueshëm në Netflix, një muaj më vonë.

Loren fitoi Oskarin e saj të parë në vitin 1961 për “Two Women”, përpara se të merrte një Oskar të dytë, nderi, në vitin 1991 për “një karrierë të pasur me shfaqje të paharrueshme, që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës sonë të artit”.

Aktorja thotë se ajo “mori shansin” për të luajtur karakterin, i cili i kujtoi nënën e saj. Ajo ka punuar me të birin, edhe dy herë të tjera, së fundmi në “Between Strangers” të vitit 2002.

Edoardo Ponti, 46 vjeç, është fëmija i dytë i Loren me regjisorin Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 1966 deri në vdekjen e tij në 2007-ën, shkruan anabel. Ai thotë se roli i fundit do të shfaqë aftësi të aktrimit të Loren, që nuk janë shfaqur më parë:

“Sophia Loren kurrë nuk ka luajtur në një pjesë ku humbet mendjen e saj, ku hyn në këtë lloj paralize mendore.”

Roli i fundit i Loren ishte në “My House is Full of Mirrors” në vitin 2010. Përpara “My House is Full of Mirrors”, ajo ishte në rolin e nënës së Daniel Day Lewis në “Nine”, bazuar në filmin gjysmë-autobiografik të Federico Fellinit, 1963.

Artikuj të ngjashëm