Në vazhdën e koncerteve të transmetuara në rrjete sociale, sonte radha është e Alban Skënderajt.
Këngëtari do të dhurojë emocione me interpretimet live shoqëuar vetëm nga një kitarë në oborrin e shtëpisë së tij.
Gjithçka do të transmetohet live në rrjete sociale me fillim nga ora 19:00.
Organizimi mundësohet nga Bashkimi Europian në Tiranë me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës së Schuman, një pikë nisjeje drejt BE-së siç ne e njohim sot.
Performanca e Albanit nga shtëpia do të paraprihet nga interpretimi i himnit të Europës dhe një fjalë rasti nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri. /Prive.al