Këtë mbrëmje emisioni NIN sjell festë në shtëpitë tuaja me program kushtuar 28 Nëntorit.
NIN sjell rrëfime nga Vlora Dumoshi, Fahri Beqiri, Frashër Demaj e Milot Hasimja teksa të ftuar janë edhe Ansambli ‘Zëri i Kosovës’ nën drejtimin e Dilaver Kryeziut.
Në rubrikën e Liberta Spahiut, me të janë nxënësit e shkollës fillore Ismail Qemaili të cilët do këndojnë Himnin e Flamurit.
Në pjesën e dytë, për atmosferën do përkujdeset Edi Furra.
Sonte në ora 21:40 në ekranin e Klan Kosova.