Sonte në Klan Kosova, filmi “T’padashtun”

By

“T’padashtun” drama me regji të Edon Rizvanollit, vjen në Klan Kosova.

Ky film është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën, transmeton Klan Kosova.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

“T’padashtun” e ka përfaqësuar Kosovën në Akademinë e OSCAR.

Këtë të shtunë në Klan Kosova orën 21:15.

Artikuj të ngjashëm