Dy nominime në “AMA Awards” për Dua Lipën – paralajmëron diçka speciale

By

Dua Lipa, aq shumë nominime ka marrë këta muajt e fundit, sa do i duhet një ekip i tërë t’i listojë!

Së fundmi Dua përmes një publikimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo u nominua në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane, “American Music Awards”.

Përmes postimit të bërë, ajo tregoi se u nominua për “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Në postim ajo po ashtu ngacmoi ndjekësit e saj, se për këtë herë të tretë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, ka planifikuar diçka shumë speciale.

Ndërkohë, fansat dhe ndjekësit e saj, mezi po presin të shohin se çfarë po ‘gatuan’ Dua. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm