Këto janë 5 këngët më të mira në Këngën Magjike për Rozana Radin

By

Kënga Magjike këtë vit ka marrë tjetër kuptim.

Kjo për shkak të tërmetit shkatërrues që ndodhi më 26 Nëntor në Shqipëri, duke marrë jetën e 51 personave dhe duke plagosur mbi 650 të tjerë.

Mirëpo, ky festival tani do të ketë fundin e mirë pasi të ardhurat nga biletat do të dhurohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Gjithsesi, Rozana Radi ka treguar publikisht cilat janë pesë këngët që asaj I pëlqejnë më së shumti.

Ajo ka vendosur Besa Kokëdhimen e cila hoqi dorë nga ky festival për shkak të dhimbjes nga tërmeti, Kastro Zizon, Fifin, Eneda Tarifën dhe Marsela Cibukaj,

“Kjo eshte Top 5 per mua ne Kenga Magjike kete vit. Shije personale muzikore . Te pa ndikushme nga askush.
#kendojpertendertuar
@arditgjebrea Me mungon ajri kur nuk marr pjese ne kete festival.
Sukses te gjitheve!
Me vjen keq qe nuk do ta degjojme @besaofficial sonte por e respektoj plotesisht zgjedhjen e saje”, ka shkruar Rozana.

Si mendoni ju, cila këngë do të fitojë sipas kësaj top pesëshe të Rozanës?/Prive.al

Artikuj të ngjashëm