Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka vendosur që në verën e këtij viti do t’i jap fund beqarisë.
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës do të martohet me të dashurën e tij, Labentina Imeraj. 27 vjeçari do të martohet sonte, më 29 korrik të këtij viti në Komoran.
Ndryshe, Benjamin Kololli është pjesë e reprezentacionit të Kosovës dhe skuadrës zvicerane, Zurich.
Dasma do të mbahet sonte, e dekori brenda sallës ku do të festojnë të ftuarit për çiftin e sapo kurorëzuar i ngjan një vendi përrallor. Lule të llojllojshme, si orkide, krizantema rozë, trëndafila shampanjë e të bardhë, i japin vendit frymën e një kopshti hyjnor.
Dekori mahnitës u bë nga kompania numër një në vend Grand Decor, e cila u kujdes që salla të jetë sa më e këndhsme për ditët tyre më të veçantë të jetës. /Prive.al