Sonte dhe nesër rrëfimi i Capital T për t’u mos u humbur në NIN me Alaudin Hamitin

By

Intervistat i ka relativisht të rralla dhe tash e një kohë nuk preferon të dalë shpesh në media për të folur gjerë e gjatë në lidhje me jetën private.

Mirëpo, duket që disa raste përbëjnë përjashtim për reperin e njohur Capital T i cili ndër vite po njeh vetëm suksese në muzikë.

Një ndër ta do të jetë intervista ekskluzive të cilën Capital T do e japë sonte dhe nesër, pra për dy ditë rresht në NIN të Klan Kosova.

Me Alaudin Hamitin ai do të flasë për karrierën dhe jetën private.

Promo e mëposhte ju jep një ide më të qartë se çfarë ju pret në Klan Kosova gjatë dy ditëve në vazhdim me fillim nga ora 21:35.

Artikuj të ngjashëm