I mungoi skenës gjatë, por rikthimi i Andos lë pa fjalë (VIDEO)

By

Emri i tij sikur u venit në mesin e dhjetëra artistëve të tjerë që pushtuan skenën shqiptare.

Por një kitarist, këngëtar e tekstshkrues si Andosi, do kohë që të krijojë diçka të bukur.

Pasi mungoi gjatë me ritmet e tij të rokut, Andos e ka bërë një rikthim me anë të të cilit po e dëshmon se pritja ia ka vlejtue.

Adnan Sinani, rokeri ferizajas, sapo ka publikuar këngën e tij të re, me një klip të realizuar shumë profesionalisht, si për nga regjia, po ashtu edhe nga ana teknike.

Rikthimin Andos e bëri me një këngë që e titulloi Heshtja, e tekstin e së cilës e ka bërë vet ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm