Soni ka publikuar një fotografi të nënës së saj, duke mbajtur një koncert shumë vjet më parë.
“Kur talenti rrjedh në gjene. Mami në koncertet e saj”, ka shkruar këngëtarja.
Nëse nuk e dini, pak ditë më parë, Soni ka mbajtur një koncert recital në Tiranë, ku salla ishte e mbushur plot me njerëz.
Ajo i ka kënduar të gjitha këngët e saja ndër vite në Amfiteatrin e Tiranës, e shoqëruar edhe nga reperi kosovar Majk.
Skena ishte magjike, e ajo është paraqitur në binë me një numër të madh balerinësh që e kanë shoqëruar këngëtaren gjatë performancave./Prive.al