Këngëtarja Soni Malaj ka vendosur ta nis javën më ndryshe se zakonisht.
Ajo i është bashkuar një nisme të Kryqit të Kuq shqiptar në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjak.
Këtë moment, këngëtarja e ka ndarë me fansat në profilin e saj me qëllim të sensibilizimit të opinionit për këtë kauzë.