Big Mama publikon remake të “Akoma të du”

By

Disa javë më parë, një fotografi e publikuar nga Big Mama kishte zgjuar shumë polemika mbi një lidhje të mundshme të saj me një model turk, me të cilin pozon në fotografi.

Prive kishte zbuluar se imazhet janë shkrepje nga xhirimet e një videoklipi të ri që i pati bërë bashkë këngëtaren me bukuroshin turk.

Siq ju patëm paralajmëruar Big Mama sot ka lansuar projektin e saj të ri muzikor, i cili është një ripërpunim i një kënge shumë të dashur për publikun.

Këngëtarja ka rikthyer këngën e Bertan Asllanit, të quajtur “Akoma të du” të cilën këngëtari e kishte kënduar në paraqitjen e tij në Top Fest 5 në vitin 2005.

Shikoni videoklipin e plotë të “Akoma të du (Remake)” nga Big Mama./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm