Soni Malaj ia nxjerr të palarat …

By

Pas një periudhe ‘qetësie’ në rrjete sociale, me theks të veçantë në Instagram janë rikthyer faqe të cilat mëtojnë të zbulojnë ndryshimet në pamje të fytyrave publike.

Megjithëse shumë prej tyre kanë pasur të drejtë me krahasimet e tipit ‘para dhe pas’, në rastin e Soni Malajt, ia kanë huqur me të madhe.

Në foton e postuar nga një prej këtyre faqeve, hunda e Sonit është modifikuar me qëllim për t’u dukur si intervenim teksa këngëtarja që s’flet shumë për këtë pjesë, kësaj rradhe nuk ka kaluar pa komente.

Ajo ka postuar imazhin e vërtetë dhe atë të modifikuar nga faqja nën mbishkrimin:Ja edhe kur faqe fantazem,modifikojne fotot dhe na bejne keto te ashtequajturat”para dhe pas”,me qellim dizinformimin e publikut. Turp!’.

Soni nuk flet shpesh, mirëpo kur thotë fjalën e saj, duket se vulos çdo gjë! /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm