Soni dhe Flori: Vjen zhvillimi që nuk pritej!

By

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, dyshja e dikurshme megjithëse më jo bashkë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien e publikut dhe jo vetëm.

Relikt i një të kaluare të bukur është edhe një prej hiteve të pakontestueshme në diskografinë shqiptare ‘Fluturimi 3470’ që i reziston viteve duke u interpretuar edhe në ditët e sotme.

E pikërisht kjo këngë ishte përzgjedhur mbrëmë për performancën e Alban Ramosajt dhe Bora Zemani, që si performancë e shpalli çiftin vitues për të disatën herë.

E duket se sot, kur gjërat janë shumë më ndryshe se para pothuajse një dekade, duket se këngëtarja Malaj nuk e ka kompleks këtë pjesë dhe nuk tenton të fshijë këtë kapitull të jetës, ndryshe prej shumë kolegëve.

Ajo ka ripostuar në profilin e saj një insert nga mbrëmja e djeshme, sipas të gjitha gjasave krenare me krijimin muzikor që vazhdon të jetë hit i pavdekshëm në muzikën shqiptare. Ky gjest është definitivisht për t’u komplimentuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm