Vesa Luma, këngëtarja nga Prishtina, po e përcillte me vëmendje debatin e dy kundërkandidatëve, në garën për kryetar të qytetit ku ajo u lind e u rrit.
Luma gjatë kohës sa ky debat i rëndësishëm po transmetohej live në Klan Kosova, ka lansuar një sondazh nga këta të zakonshmit e të thjeshtit që bëhen në rrejte sociale.
Ndjekësit e saj sigurisht, kanë votuar, nën premtimin e Vesës se nuk do i bëjë publikë votuesit.
Dhe nga ajo që shihet, është se në mesin e 141 mijë ndjekësve të saj, ata të cilët kanë zgjedhur të votojnë, e kanë nxjerrë fitues Shpend Ahmetin, që qeverisi me Prishtinën për katër vjet.
Luma është ndër të paktët artistë nga Prishtina që mbrëmë e përcolli debatin dhe e ndau me publikun interesimin e saj, duke kërkuar që edhe ndjekësit e saj të japin mendimin e tyre lidhur me kandidatët. /Prive.al