I njohur për publikun u bë me ‘remix-et’ e këngëve vendore e ndërkombëtare, të cilat i publikonte në kanalin e tij të YouTube, e që fituan audiencë.
Por, artisti DJ UKAY, zgjodhi që përtej risjelljes së hiteve të këngëtarëve të tjerë, të lançojë këngën e tij të parë origjinale.
“So leht”, është kënga e tij e parë, në bashkëpunim me një artiste tjetër të re, Edionën.
UKAY u përkujdes për beat-in dhe produksionin e këngës, derisa pjesa e tekstit dhe vokaleve i është besuar Edionës.
Kënga është publikuar edhe me një video klip interesant, të cilin mund ta ndiqni përmes linkut të mëposhtëm.