Flaka Krelani si ‘flakë’ në klipin e ri: Pak reagge e pak me def, kjo është kënga (VIDEO)

By

Flaka Krelani, pas ca kohësh që nuk solli projekte të reja, ajo ka publikuar një këngë të shoqëruar me klip.

këngëtarja që shquhet për vokal potent dhe kualitet në zë, ka bërë një kthesë në zhanrin të cilin ndiqte në fillim të karrierës.

Ajo nisi të shpërthente si një rokere pas paraqitjeve live në “Ethet e së premtes mbrëma”, duke ndryshuar stil me kalimin e viteve.

Krelani vjen me një projekt të ri, në duet me një reper të ri që identifikohet me nofkën Pancho City.

Në këtë këngë, Flaka sjellë ritme reagge, e kënga ka një tekst interesant, ku edhe në tekst e edhe në melodi, përfshihen defat, si instrument oriental.

Tekstin e ka shkruar vet Flaka me Panchon, ndërsa edhe klipi është diçka e veçantë në të cilin këngëtarja shfaqet shumë atraktive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm