Një varg fejesash e martesash në shoubizin shqiptar duket se nuk e kanë në plan të ndalen.
Pak kohë pas martesës së Angela Martinit dhe propozimit për Adelina Tahirin, një tjetër bukuroshe shqiptare ka thënë PO!
Fjala është për Afërdita Dreshajn e cila ka marrë propozimin e jetës gjatë turit europian me të dashurin çek Jakub Kindl.
Pas një lidhje mbi dy vjeçare sonte ka qenë momenti i propozimit.
‘Ishte si një ëndërr. Unë thashë PO!’ – ka deklaruar Dreshaj në postimin e bërë.
URIME! /Prive.al/