Genta Ismajli e ‘dridh’ në NIN

By

Pyetjeve të Liberta Spahiut sonte në rubrikën Kutia të emisionit NIN iu përgjigj Genta Ismajli.

Këngëtarja që me bashkëpunimin me Etnon po korr shumë suksese u vu të zgjedh mes dy anëtarëve të grupit, Gencit dhe Milotit.

Genta tregoi poashtu edhe se cila është femra më e bukur shqiptare teksa u pyet edhe për faktin se a di të puth mirë.

Këngëtarja e ‘Shake it’ nuk përtoi as të demonstroj një pjesë nga spoti duke dëshmuar edhe një herë aftësitë e pakontestueshme në kërcim.

Se si u përgjigj e si veproi Genta në pak minuta të rubrikës, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm