Prodhuesi i aplikacionit Snapchat po eliminon një funksion të njohur si “filtri i shpejtësisë” që lejon përdoruesit të kapin sa shpejt po vozisin dhe ta ndajnë atë me miqtë.
Masa është një përmbysje dramatike për Snap, Inc., e cila prezantoi filtrin në vitin 2013.
Që atëherë, Snap e ka mbrojtur funksionin përpara paralajmërimeve nga mbrojtësit e sigurisë të cilët kanë argumentuar se kjo inkurajon ngasjen e papërgjegjshme.
Kompania gjithashtu është përballur me procese gjyqësore nga familjet e atyre që janë plagosur ose vrarë në përplasje makinash ku shoferët lëviznin me shpejtësi të tepruar, gjoja për t’u mburrur në aplikacion me miqtë. /Prive.al