Para disa javësh ai publikoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Adelina Ismajlin. Dyshja e njohur u bënë bashkë për të rikthyer në version të ri “Amanetin”.
Mbi këtë projekt, artistët për herë të parë u deklaruan në një intervistë ekskluzive për mikrofonin e Prive.
Mirëpo, tani Skerdi duket se nga shkuar në një pol tërësisht të kundërt nga fama e Adelinës. Pas duetit me një nga artistet që e njeh e gjithë shqiptaria, Skerdi është bërë bashkë me një këngëtare të re.
Mirëpo, fama duket se nuk përbën problem për të për aq kohë sa produksioni të jetë në nivelin e duhur, e për të ka punuar Diez Studio.
“Shpirt zi” titullohet bashkëpunimi i Skerdi me Diellza Kadriun./Prive.al