Çfarë kuptimi ka tatuazhi i fanses që bëri në nder të Dafina Zeqirit?

By

Së shpejti, Dafina Zeqiri do të publikojë albumin e saj të ri “Dafinë moj”.

Ky album është dedikim për nënën e saj Melihate Zeqirin, me të cilën përbën edhe këngën e parë të albumit.

Por si duket ky album ka lënë në veçanti mbresa të mëdha për një fanse të Dafinës, e cila  ka vendosur që emrin e albumit, ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, në të cilin shkruhet “Dafinë moj”.

Shumë nga ndjekësit e këngëtares donin të dinin kuptimin e disa motiveve që ajo kishte paraqitur në tatuazhin e saj. Ishte Dafina ajo që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram shpjegoi kuptimin e çdo detaji të atij tatuazhi.

Kurora në maje është logoja personale e Dafinës. Ajo është formësuar me gjethe dafine. Gjithashtu po ta shihnit më me kujdes vëreni se kurora ka formën e nofkës së saj “Duffye”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm