Skerdi është shfaqur sot nga një klinikë.
Artisti shqiptar shihet duke marr serum dhe i veshur me bluzën e kaltër të cilën zakonisht e veshin pacientët.
Ai nuk ka treguar se çka ka ndodhur me të, pasi videoja e postuar në Instagram nuk ka asnjë përshkrim.
Kjo ka shqetësuar ndjekësit pasi lajmi mori dhenë në portale.
Megjithatë, mos u bëni merak, nuk bëhet fjalë për asgjë serioze! Artisti i njohur është fatmirësisht shumë mirë me shëndet por vetëm i është nënshtruar një intervenimi.
Bëhet fjalë për mbjelljen e flokëve, procedurë të cilën ai e ka kryer në klinikën më me emër në Prishtinë, Ozone Hair Clinic.
Përndryshe, këngëtari së fundmi ka publikuar projektin muzikor me titull “Mëkatare”. /Prive.al
.