Qëllohet për vdekje reperi amerikan

By

Reperi amerikan PnB Rock është qëlluar për vdekje në një grabitje, në një restorant në Los Anxhelos.

Muzikanti, 30 vjeçar, ishte me të dashurën e tij kur një person i armatosur i kërkoi atij dhe të dashurës së tij gjësende materiale, pas kësaj thuhet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri drejt tij.

Policia deklaroi se PnB kishte me plagë të shumta, ai vdiq në spital 45 minuta më vonë pasi u dërgua aty.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende për të shtënat e që kanë ndodhur të hënën.

Artikuj të ngjashëm