Skerdi merr vendimin e ri pas ndarjes nga menaxhmenti (FOTO)

By

Javën e kaluar, Skerdi njoftoi se është ndarë nga kompania në të cilën menaxhohej për disa vite.

Përmes një njoftimi në Instagram, artisti i shumë hiteve tha se vendimin e mori vet dhe se kishte arsye personale për të vazhduar si artist i pavarur.

Pas kësaj, këngëtari mori një vendim tjetër të ri.

Ai ka hapur kanal të ri në youtube me emrin e tij personal dhe këtë e ka bërë sërish me dije përmes Instagramit.

“Subscribe të gjithë derisa del projekti i ri”, shkroi Skerdi duke lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të kemi këngë të reja nga ai.

Kënga e tij e fundit është “Jemi nda”, e cila po vazhdon të dëgjohet nga adhuruesit e muzikës së tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm