Ngritet një akuzë e fortë ndaj ish yllit të “Disney”

By

Ish-ylli i Disney Kyle Massey, është akuzuar për një krim, për dyshimin se i ka dërguar fotografi pornografike një vajze 13-vjeçare, raporton gazeta amerikane TMZ.

Massey akuzohet për dërgimin e fotove me përmbajtje seksuale ndaj të miturës, gjatë muajve dhjetor të vitit 2018, dhe janar të vitit 2019.

Vajza, e cila nuk u emërua për shkak të moshës së saj, e paditi atë për 1.5 milionë dollarë për pretendimin e dërgimit të “mesazheve të shumta me tekst, imazhe dhe video seksuale” përmes Snapchat.

Padia e familjes së saj nuk u shqyrtua, me pretendimin se Massey kishte mjaft para për ta mbyllur qështjen.

Padia e ngritur në vitin 2019, zbuloi se vajza u takua me Massey kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Dyshja mbajti lidhje, dhe Massey u bë e afërt me familjen e saj, vajza dhe nëna e saj thonë se aktori u paraqit ndaj saj si një figurë babai, dhe kontakti i tyre u shpeshtua në nëntor të vitit 2018, kur vajza tregoi se ishte e interesuar për një rol filmik.

Rreth një muaj më vonë, Massey pretendohet se kërkoi të ishte shoqja e vajzës në Snapchat, dhe menjëherë i dërgoi asaj shumë mesazhe me tekst, imazhe dhe video të qarta seksuale.

Autoritetet filluan hetimet e tyre në vitin 2020. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm