Skerdi me lot në sy për 28 Nëntorin: Mos bëni reklamë me ndihma

By

Sot, 28 Nëntori nuk festohet si çdo vit tjetër për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri pasi tërmeti mori jetën e 40 njerëzve dhe lëndoi më shumë se 650 të tjerë.

Ka qenë Skerdi, artisti nga Shqipëria i cili jeton në Kosovë që ka bërë një postim prekës në Instagram.

Ai përveç që uroi 28 Nëntorin me lot në sy, tha se ndihmat nuk duhen bërë publike dhe të dërgohen në vend të duhur për shkak se së fundmi po flitet se shumë prej tyre po keqpërdoren.

“Fatkeqësisht, këtë 28 Nëntor nuk mund ta festojmë si duhet për shkak të tragjedisë në Shqipëri, por rëndësi ka që e treguam edhe një herë se jemi popull i bashkuar, jemi një😢. Megjithatë, nuk pajtohem që ndihmat të bëhen publike sepse nuk është momenti, rëndësi ka të shkojnë në vend, të mos keqpërdoren. Nuk është momenti për t’i bërë reklame vetes, e as momenti për të treguar se sa pasuri kemi. Të gjitha i sheh Zoti të cilit i lutem sot më shumë se kurrë, të mbrojë popullin shqiptar dhe të mbaroj me kaq. Zot bekoje Shqipërinë, bekoje popullin shqiptar! Gëzuar 28 Nëntorin”, ka shkruar Skerdi.

Artikuj të ngjashëm