Janë të dy artistë që i do publiku.
Por, të dy, Skerdi e Young Zerka së fundmi kanë bërë një ndryshim të madh në profilet e tyre në rrjetin social Instagram.
Ata i kanë fshirë të gjitha fotografitë e kaluara nga ky rrjet.
Skerdi ka lënë vetëm dy, ndërkaq Young Zerka disa që paralajmërojnë klipin e ri që është gati për t’u publikuar.
Këngëtari i hitit ‘Tradhtare’ nuk ka treguar pse e ka bërë një gjë të tillë, ndërkaq Zerka ka thënë se e bëri për t’u duk pak interesant.
Por, marrë parasysh faktin se Skerdi po punon në projektin e ri, ka shumë gjasë që fshirja e fotografive ka të bëjë me këngën.
Sidoqoftë, të dy, po vazhdojnë të marrin ndjekës në Instagram./Prive.al